Muze

Stadiumi Air Albania, Tiranë

Vlerësime 0

Stadiumi Arena Kombëtare ndodhet afër qendrës së Tiranës. Njihet me emrin si Stadiumi Air Albania, një stadium futbolli i projektuar për shumë qëllime. Stadiumi është ndërtuar në tokën e ish Stadiumit Qemal Stafa. Në kujtesë të tij do ruhet hyrja kryesore e vjetër, e cila do përfshihet në shtresën kryesore, e fshehur prapa murit të qelqit.

Dizajni u projektua nga studioja italiane e arkitekturës, e udhëhequr nga Marco Casamonti. Ndërtimi i tij filloi në shtator të vitit 2016. Struktura e stadiumit është një formë e veçantë shumëfaqëshe tetë-këndore, në mënyrë që secila palë të lejojë hyrjen në pjesët e tjera te ndara. Stadiumi i ri ka një kapacitet prej 22.500 vendesh që e bën stadiumin më të madh në Shqipëri.

Në një cep të strukturës së stadiumit është një kullë e gjatë 112 m me 24 kate, e cila aktualisht është kulla më e lartë. Projekti përfshin një muze të historisë, dhoma ndërrimi dhe lehtësira të tjera si : kafeteritë, tualete, përfshirë hyrje për personat me aftësi të kufizuara, një zonë shtypi, një qendër kongresesh, një dhomë për trofe dhe 256 hapësira parkimi nëntokësore. 

Të gjitha objektet e stadiumit fshihen pas blinduesve në ngjyrat kombëtare të Shqipërisë, "Kuq e Zi". Ndeshja e parë zyrtare në Air Albania Stadium u luajt midis kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Francës si pjesë e fushatës kualifikuese të Euro 2020.

Book your vacations

Adresa

Sheshi Italia 1, Tiranë 1010, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose