Muze

Akademia e Shkencave e Shqipërisë

Vlerësime 0

Akademia e Shkencave e Shqipërisë është themeluar në vitin 1972 me përpjekjet e profesor Aleks Buda, i cili u emërua dhe presidenti i parë i saj. Akademia është institucioni më i rëndësishëm shkencor në Republikën e Shqipërisë. Ajo përfshin shkencëtarë nga më të shquarit, akademikë të cilët zhvillojnë veprimtari shkencore në institute dhe qendra kërkimore si dhe organizma të tjerë shkencorë brenda dhe jashtë vendit.

Themelimit të Akademisë i paraprinjë katër faza: faza e Akademisë së Voskopojës, e Rilindjes, e mes dy luftërave dhe faza pas çlirimit, deri te formimi i plotë i Akademisë së mirëfilltë. Aktualisht Akademia ka 30 anëtarë, akademikë dhe 13 institucione kërkimore.

Funksionet kryesore Akademisë janë:

•Kryerja e studimeve dhe kërkimeve me karakter teorik e praktik në fusha të ndryshme të shkencave shoqërore albanologjike, natyrore e teknike dhe mundësimi i zbatimit të këtyre studimeve në praktikë.

•I ofron Qeverisë këshillimin dhe ekspertizën e nevojshme në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme në zhvillimin e vendit.

Bashkëpunimi me universitetet dhe institucionet e tjera kërkimore.

•Përkrah dhe nxit pjesëmarrjen aktive të shoqatave, të fondacioneve shkencore dhe bashkëpunëtorëve në veprimtarinë shkencore. 

•Organizimi i veprimtarive kombëtare dhe ndërkombëtare që lidhen me shkencën.

Book your vacations

Adresa

8RGF+G48, Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose