Akademia e Arteve ndodhet në sheshin Nënë Tereza, Tiranë. Akademia është themeluar në vitin 1966. Instituti i Lartë i Arteve bashkoi tre institucione artistike: Konservatorin Shtetëror të Tiranës, Shkollën e Arteve të Bukura, dhe Shkollën e Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu”.
Akademia ka qenë deri në vitin 2011 institucioni i vetëm publik i arsimit të lartë me karakter artistik në Shqipëri, që ofronte diplomë Universitare në Muzikë, Arte të Bukura, dhe Art Skenik. Më 1990, me ndryshimet në sistemin arsimor, mbi bazën e Institutit të Lartë të Arteve u ngrit "Akademia e Arteve", e cila kishte në përbërje të saj Fakultetin e Muzikës, Fakultetin e Artit Skenik, Fakultetin e Arteve të Bukura dhe Degën e Kulturës. Në mars të vitit 2011 Akademia e Arteve shkrihet dhe krijohet Universiteti i Arteve.