Natyrë

Fshati Vaqarr

Vlerësime 0

Fshati Vaqarr shtrihet 6 km në jugperëndim të Tiranës, kufizuar me Kasharin në veri, Ndroqin në perëndim, Farkën në lindje, dhe Pezën e Baldushkun në jug. Zona është banuar që në antikitet, me zbulime arkeologjike që e dëshmojnë këtë.

  • Prush: Një pllakë me mbishkrim përkujtimor nga vitet ’70 dëshmon për Vaqarin si vendbanim i hershëm.
  • Lalm: Një pllakë varri prej guri gëlqeror me epitaf për një skllave të liruar për merita.
  • Allgjatë: Një stele prej guri gëlqeror nga shek.I ose II, epitaf për një skllave të re, e ruajtur në Muzeun Arkeologjik.

Territori është kryesisht fushor dhe kodrinor me lartësi mesatare 150 m mbi nivelin e detit. Pyjet mbulojnë një sipërfaqe të konsiderueshme, veçanërisht pyjet me pisha në fshatrat Lalm, Allgjatë, Prushaj dhe Gropë. Banorët merren kryesisht me bujqësi dhe blegtori, si dhe me prodhime artizanale si gdhendje në dru dhe qëndistari. Kultivohen foragjere, drithëra dhe perime, ndërsa blegtoria përfshin mbarështimin e gjedheve dhe prodhimin e qumështit.

Në Vaqarr ka shumë restorante përgjatë rrugës nacionale që ofrojnë kuzhinë tradicionale me produkte bio. Fshati është një destinacion i përsosur për të kaluar kohë të këndshme në natyrë, duke shijuar specialitete autentike shqiptare si fërgesa, tava e dheut, mishi me narden, dhe byrekë me lakra të egra apo spinaq.

Book your vacations

Adresa

Vaqarr, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose