Teatri Migjeni ndodhet në qendër të qytetit të Shkodrës. Teatri ka më shumë se 80-të vite që funksion dhe ka realizuar mbi 300 premiera. Teatri i Shkodrës mban emrin e poetit të shquar Migjeni, si një ndër teatrot më të mira të vendit tonë, i cili ruan traditën më të shëndoshë të shoqërive teatrore. Në lëvizjen teatrore Shkodra ka një traditë të pasur, të lakmueshme e rrezatuese. Kështu, në hapësirën kohore, deri në themelimin e teatrit profesionist, lindën dhe shfaqën portretin e tyre artistik shumë shoqëri.
Ndër vitesh ky aktivitet i gjërë u zhvilluan ndër shtatë lokale teatrore:
•Saloni i Kolegjit Saverian kishte 450 vende.
•Shkolla Françeskane, me 300 vende.
•Shkolla Stigmatine, me 250 vende.
•Saloni i shkollës së Parrucës, ndërtuar për kinema-teatër nga ushtritë austro-hungareze gjatë Luftës së Parë Botërore, me 400 vende.
•Saloni i shoqërisë Bogdani, me 350 vende.
•Saloni i shoqërisë Vllaznia, me 400 vende.
Më 23 nëntor 1919 u krijua shoqëria "Bogdani". Për 20 vjet u bë feneri i lëvizjes teatrore në Shkodër dhe njëkohësisht bërthama kryesore e aktorëve profesionistë të teatrit "Migjeni". Në vitin 1952, në Shtëpinë e Kulturës ekzistonin dy grupe teatrore me amatorë. Gjithashtu estrada e parë u vunë në skenë në vitin 1954, nga regjisori Skanjeti. Ndërsa vitin 1958 u krijua estrada profesioniste.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Sheshi Demokracia 1, Shkodër, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar