Muzeu Oriental Bratko ndodhet në qendër të qytetit juglindor, të Korçës. Muzeu Oriental përmban një koleksion kryesisht të artit aziatik. Aty janë paraqitur objekte dhe fotografi të kësaj kulture, që datojnë prej viti 1800.
Dhimitër Borja lindi në Korçë më 1903. Ai udhëtoi shumë nëpër botë por pjesës më të madhe të jetës, ai e kaloi në Amerikë me një karrierë të gjatë në Hollivud. Ky muze ishte ëndrra e artistit, fotografit, koleksionistit të artit aziatik dhe antikuareve. Hapja e tij u bë e mundur, në qershor të vitit 2003.
Në këtë muze janë ekspozuar 432 objekte si: piano, altar kinez, veshje për gra japoneze, funde e rripa kineze, shpatë indoneziane, medalje europiane, piktura japoneze, fotografi të ndryshme, të cilat Borja i ka realizuar kur shërbente në Ballkan me mision të OKB-së.
Pamjet fotografike janë krejt të veçanta. Ato tregojnë historinë shoqërore e kulturore menjëherë pas luftës si dhe rolin e rëndësishëm që luajti gjeneral Macarthuri, në rindërtimin ekonomik dhe institucional të Japonisë. Ky muze është i vetmi në llojin e tij në Ballkan dhe mbetet për tu vizituar nga të gjithë artdashësit si vendas dhe të huaj.