Muze

Galeria e Arteve , Shkodër

Vlerësime 0

Galeria e Arteve është një institucion i rëndësishëm kulturor në qytetin e Shkodrës. Ajo u themelua në vitin 1973 dhe ka për mision mbledhjen, konservimin dhe ekspozimin e veprave të artit pamor. Gjithashtu kryen edhe promovimin e krijimtarisë së artistëve të qytetit të Shkodrës dhe zhvillimeve bashkëkohore në artin shqiptar e më gjerë. Kjo galeri është rezidenca e një ekspozite të përhershme me punët më të zgjedhura të autorëve. 

Ajo ka një fond të pasur punësh të piktorëve lokalë dhe atyre kombëtar. Ne koleksionin e kësaj galerie përfshihen vepra nga periudha e Rilindjes, ajo e pas Luftës së Dytë Botërore, Realizmit Socialist dhe deri në vitet e fundit te fillimshekullit të ri. Brenda koleksionit të Galerisë së Arteve në Shkodr gjenden të ekspozuara në dy sallat e saj: rreth 700 piktura, skulptura, vizatime, fotografi, si edhe vepra të tjera, të realizuara nga artistë shqiptarë gjatë shekullit të fundit.

Galeria mbetet për tu vizituar nga dashamirësit e artit dhe kulturës dhe ofron një hyrje gjithëpërfshirëse, një ndalesë vërtet frymëzuese për ata që vlerësojnë artet pamore shqiptare. Rrugëtimi i artit kombëtar ndër vite, duke arritur deri në artin bashkëkohor, jep një ide mjaft të qartë jo vetëm të artit por edhe të historisë së vendit. Ekspozita qëndron e hapur çdo ditë të javës, përveç të dielës.

 

Book your vacations

Adresa

3G97+HCC, Rruga Nuri Bushati, Shkodër, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose