Suvenire Himara ndodhet 100m nga qëndra e Himarës, 12 km nga rrethrrotullimi I Qeparoit dhe 15km nga Borshi.
Suvenire Himara ju ofron një larmishmëri produktesh artizanale duke filluar nga çantat e punuara me dorë, çentrot e ndryshme, portofola, mbajtese gotash dhe pa harruar punimet e xhamit në formën e syrit të cilat vijnë në Madhësi të ndryshme dhe dizajne të ndryshme si varse, byzylyk, varse çelsash, aksesor makine, aksesor për zbukurimin e shtëpisë dhe shumë suvenire të tjera si magnet frigoriferi, kartolina, qeleshe, piktura etj.
Suvenire Himara është destinacioni perfekt për të marrë me vete dhe ti kujtoni përgjithmon pushimet tuaja në bregdetin e Himarës.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar