Artizanat

Souvenir Alketa

Vlerësime 0

Ngjyrat e shumta të punimeve me dorë, kryesisht të rrugicave apo qilimave me lesh, zbehin disi artikujt e tjerë që t’i zë syri në dyqanin me suvenirë të Alketës.

Sapo afrohesh, vec suvenirëve në përmasa të vogla, magnetë, byzylykë, vëthë, shikon një kënd të vecantë me prodhime lëkure. Niazi Budo, bashkëshorti i Alketës është mjeshtër në përpunimin e lëkurës. Artikuj të shumtë, cilësorë, këpucë me porosi, rripa ore, rripa mesi, vadhë, byzylykë, realizohen nga dora e tij.

Nani, sic e njohin të gjithë në qytet, pasi mori dyqanin, pronë e familjes, në vitin 1993 filloi punë me produktet e lëkurës. Vitet e fundit me shtimin e numrit të turistëve, ata pasuruan dyqanin me artikuj të ndryshëm.

 Punime dore, ku dallojnë qartësisht motivet kombëtare e ato nga zona e Gjirokastrës, janë të pranishme në hapësirën jashtë dyqanit, por edhe brenda tij.
Dyqani, ndodhet në krye të rrugës kryesore në Pazar, në qendër të qafës së pazarit.

 E vendosur në pjesën më të lartë të kryqëzimit, godina, ofron pamje të qartë të rrugës që të con në kështjellë.

Me buzëqeshje e mirësjellje, Alketa tregon produktet e saj. Iu shpjegon domethënien e tyre, figurën e Çerçizit stampuar mbi bluza, canta, apo korniza.

 

Ju Mirëpresim.

Book your vacations

Kontakto

Adresa

Rruga e Zejtarëve, Gjirokastra, Bashkia Gjirokastër

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose