Çfarë mund të vizitoni në Konispol?
Konispoli shtrihet në një luginë me lartësi 400 m mbi nivelin e detit, në skajin më jugor të Shqipërisë. Sipërfaqja e përgjithshme është 221.88 km² dhe popullsia arrin në 13.737 banorë. Konispoli kufizohet me Shalësin dhe malin e Saraqindit në veri, me Lopësin (fshat i Çamërisë) në jug, me Vërvën e Dishatin në lindje dhe me shkallën e Çiflikut në perëndim.
Veç emigracionit, falë pozitës gjeografike, popullsia e Konispolit merret me bujqësi, frutikulturë dhe blegtori. Pika kufitare e doganës së Qafë Botës mbetet një portë e qytetit, i cili mirëpret jo vetëm emigrantët e ardhur nga Greqia por edhe turistët, me dëshirën për të njohur këtë vend të vogël, me shumë objekte arkeologjike dhe monumente historike.
♦Objektet e Trashëgimisë Kulturore të rëndësisë së veçantë që mund të vizitoni në Konispol
- Historik – Arkeologjik
- Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, në vendin e quajtur Mahalla afër markatit
- Kulla e Janit (Rrënojat)
- Kalaja e Ali Pashës në Fermën e Vrinës
- Kalaja e Çukës së Ajtoit
- Kalaja e Malathresë
- Zona e Mbrojtur Rrënojat e Kishës së Çifligut
- Zona e Mbrojtur Kalaja e Ali Pashës, në vendin e quajtur Mahalla afër Merkatit – Muret e rrethimit me një distancë prej 5 m përreth
- Zona e Mbrojtur Kalaja e Çukës së Ajtoit – muret brenda dhe jashtë tyre me një distance prej 5 m përreth
- Zona e Mbrojtur Kalaja e Malathresë - muret brenda dhe jashtë tyre me një distance prej 5 m përreth
- Burime të tjera Kulturore
- Gërmadhat e Ujësjellësit
- Gurorja në Kodrën Shkalla të Konispolit
Turizmi i Kulturës, Trashëgimi - Arkitekturë
- Banesa e Rushit Omerit
- Banesa e Azbi Sheretit
- Banesa e Alush Myrtos
- Banesa e Shaban Xhemilit
- Banesa e Bujar Lamçes
- Banesa e Hame Takos
- Banesa e Beqo Zenunit
- Banesa e Vëllezërve Koqini
- Banesa Shtetërore (Ish Alush Takës)
- Banesa e Maze Goxhajt
- Banesa Shtetërore (Spitali i Qytetit)
- Banesa e Eqerem Myrtës
- Banesa Pasuri Shteti e Dino Omerit
- Porta e Oborrit të Banesës së Haki Osmanit
♦Objekte të tjera me rëndësi kulturore natyrore që mund të vizitohen janë:
- Turizëm i Interesit të Veçantë – Speleologji
1. Shpella e Konispolit
- Burime të tjera Natyrore
- Gryka e Bogazit
- Liqeni i Rrezes
- Burimet e Kripura të Mullirit të Rrezes
- Pikë Turistike
- Kodra e Buarit
- Konispoli ka këto fshatra:
Çiglik, Xarrë, Mursi, Shkallë, Vrinë, Shëndëlli, Sopik, Pandalejmon, Vagalat, Markat, Dishat, Vërvë, Shalës, Ninat, Janjar.