Destinacione

Çfarë mund të vizitoni në Devoll?

13 Sep 2023 Devoll

Devolli ndodhet në juglindje të Shqipërisë, në Korçë. Në anën perëndimore të luginës shtrihet shtylla kurrizore e malit Morava, i cili është kufiri më i gjatë që ndan Devollin me Korçën.  Sipërfaqja e përgjithshme është mbi 453.27 km², me popullsi e cila arrin në 42.388 banorë dhe me kryeqendër Bilishtin. Devolli kufizohet me Pustecin në veri, me Maliqin dhe Korçën në perëndim , me Kolonjën në jug , ndërsa në lindje me Greqinë.

Është një zonë që dominohet nga popullsia fshatare, sigurimi i të ardhurave të të cilës mbështeten në dy burime kryesore, bujqësia e blegtoria dhe remitancat nga emigracioni. Përveç kultivimit të kulturave të ndryshme, banorët merren shumë me pemëtarinë duke qenë ndër zonat me prodhim më të lartë në vend.

Devolli mbetet për tu vizituar për vendet e bukura turistike, për rezervat natyrore të Cangonjit dhe Poloskën, për pyllin e Bradvicës, për Shën Kostandinin si dhe për pamjen piktoreske që ofron malit i Moravës dhe me plot burime ujore të tij.

Objektet e Trashëgimisë Kulturore të rëndësisë së veçantë që mund të vizitoni në Devoll:

  • Historik - Arkeologjik
  1. Kalaja e Bilishtit
  2. Kalaja e Trajanit, Tren
  3. Kalaja e Gradishtës, Shyec
  4. Kalaja e Menkulas
  5. Muret Antike Pranë Kanalit të Ventrokut
  • Turizmi i Kulturës, Trashëgimi - Arkitekturë
  1. Banesa e Dinka Mele, Hoçisht
  2. Banesa e Haki Spahos, Sul
  3. Banesa e Zarif Backës, Sul
  4. Banesa e Nazif Karametës, Miras
  5. Banesa e Mihallaq Ziçishtit
  6. Ansambli Muze i Qytetit të Bilishtit
  • Burime të tjera Kulturore

      1. Pikturat në Shkëmbin e Spilesë, Shyec

Objekte kulti si:

  • Turizmi i Kulturës - Fetar

      1. Kisha e Shën Kollit, Hoçisht   

Objekte të tjera me rëndësi kulturore natyrore që mund të vizitohen janë:

  • Burime të tjera Natyrore

      1. Gurët Mumjet e Trenit 

      2. Guri i Ariut (Eçmenik)

      3. Burimet e Progrit 

      4. Ahishtja e Shën Kostandinit, Bradvicë

  • Turizëm i Interesit të Veçantë - Speleologji

     1. Shpella e Ujkut, Tren

  • Turizëm i Natyrës

     1. Pylli i Shën Thanasit, Gjyres

     2. Dushkajat e Dobrogovës, Arzë

     3. Bredhi i Vishnjes, Dardhë

     4. Plepat e Pilurit, Progër

  • Turizizmi i Natyrës - Rural

     1. Cangonj

     2. Nikolicë

Fshatrat e Devollit

Hoçisht - Gracë, Baban, Stropan, Eçmenik, Përparimaj, Grapsh, Çipan, Borsh, Bradvicë Miras - Arrëza, Menkulasi, Ponçara, Sul, Qyteza (fshat), Vidohova, Fitore, Çetë, Ziçisht,    Sinica, Nikolica, Koshnica, Gjyrës, Dobranj, Braçanji.  Progër - Cangonj, Pilur, Bickë, Vranisht, Shyec, Mançurisht, Rakickë.Qendër Bilisht - Tren, Vërnik, Kapshticë, Kuç, Kurilë, Poloskë, Vishocicë, Trestenik, Bitinckë, Zagradec, Buzliqen.

Book your vacations