Destinacione

Çfarë mund të vizitoni në Kavajë?

09 Nov 2023 Kavajë

Kavaja ndodhet në jugperëndim të Tiranës, në lartësinë 34 m mbi nivelin e detit. Kavaja është një qytet në Shqipërinë e mesme e cila kufizohet në veri me Durrësin 17 km, në lindje me Tiranën 27 km, në jug me Rrogozhinën 15 km ndërsa në perëndim shtrihet deti Adriatik. Sipërfaqja e përgjithshme e qytetit është 199.00 km² dhe  me popullsi e cila arrin në 79.556 banorë.

Kavaja është një qytet ku rolin kryesor në të ardhurat e luan turizmi, sidomos gjatë periudhës së verës ku mendohet se atë e vizitojnë rreth 400.000 turistë. Të ardhurat e tjera vijnë kryesisht nga bujqësia, kjo e ndikuar shumë edhe nga relievi.

Vija bregdetare e plazheve të Kavajës, fillon që nga shkëmbi i Kavajës, me plazhin e Golemit, për të vazhduar me Malin e Robit, me Qerretin, me Karpënin dhe deri në Spille. Gjithashtu shumë pranë plazhit janë ndërtuar bare të bukura, restorante me gatime të shijshme të mishit apo të prodhimeve të freskëta të detit dhe hotele bashkohore me 3 - 4 - 5 yje ku me shërbimin cilësor, pastërtinë dhe komoditetin që ofrojnë mbeten të vizituara nga turistë të shumtë vendas dhe të huaj, në çdo periudhë të vitit.

Objektet e Trashëgimisë Kulturore të rëndësisë së veçantë që mund të vizitoni në Kavajë

  • Monumente Kulture, Historik - Arkeologjik
  1. Kalaja e Zig Xhafajt, Golem
  2. Kalaja e Bashtovës
  3. Rrënojat e Urës Antike në Lumin Shkumbin, Bashtovë
  • Objekte të tjera kulturore pjesë e Trashëgimisë
  1. Ura e Bukaqit mbi Vijën e Fokës, 2 km në Perëndim të Qytetit Pak Info
  • Objekte të tjera Kulturore, Trashëgimi - Arkitekturë
  1. Kulla e Sahatit në Kavajë
  2. Banesa e Haxhialushëve
  3. Ndërtesa e Muzeut Etnografik
  4. Banesa e Haxhi Myftarit
  5. Banesa e Man Kashamit
  6. Banesa e Bajram
  7. Banesa e  Kadri Xhafës
  8. Banesa e Bardhyl Goranit
  9. Shtëpia e Rahim Domit
  10. Ndërtesa e Bashkisë
  11. Depo Mesjetare e Kripës

 

Objekte kulti si:

  1.  Kisha e Shën e Premtes, Çetë 


Objekte të tjera me rëndësi kulturore natyrore që mund të vizitohen janë:

  • Turizëm i interesit të veçantë, Speleologji
  1. Shpella Karstike në Gjips, Mengaj
  • Turizëm Bregdetar
  1. Plazhi i Gjeneralit, Bardhor
  2. Plazhi i Carrinës, Karpen
  3. Plazhi i Golemit
  4. Plazhi i Qerretit
  • Burime të tjera, Natyrore
  1. Faleza e Bardhorit
  2. Karsti në Gjipisin e Mengajve
  3. Burimet e Kripura të Golemasit
  4. Dafina e Kalasë së Turrës, Bardhore
  5. Gurret në Rrjesht, Cikallesh

Fshatrat e Kavajës

Golem - Kryemedhenj, Tilaj, Seferaj, Golemas, Qerret, Karpen, Zik-Xhafaj, Kanaparaj, Agonas, Karpen i Ri. Helmas - Cikallesh, Çetë, Çollakaj, Habilaj, Helmas, Kryezi, Lis-Patros, Momël, Shtodhër, Zikularaj.  Synej · Bukaq, Rrikaj, Hajdaraj, Peqinaj, Rrakull, Bago. Luz i Vogël - Beden, Blerimaj, Vorrozen.

Book your vacations