Plazhi i Golemit ndodhet midis Shkëmbit të Kavajës dhe përfundon deri tek derdhja e përroit të Leshniqes, në një gjatësi prej 5 km. Plazhi i Golemit është i dyti për nga madhësia, pas plazhit të Durrësit. Brezi mbrojtës i pyllit me pisha të mbjellura nga njeriu ka krijuar një mjedis pylli mjaft funksional prej 205 ha, i cili i rrit shumë vlerat këtij plazhi. Fauna e gjallëron këtë zonë, me elementet e dunave dhe të pyllit. Ndër më të përmendurit janë: lepuri i egër, nuse lala, bretkosa e zakonshme, breshka e zakonshme. Ndërsa në pyll rriten: qukapiku, laraska, bilbili, gjelza pikaloshe etj.
Bregu i detit ka rërë të bardhë e të pastër, detin e kaltër, së bashku me gjelbërimin e përhershëm të pishave krijon një harmoni trengjyrësh mjaft tërheqës e shlodhës. Golemi me baret, restorantet e hotelet bashkohore, me gastronominë e larmishme të mishit dhe peshkut ka qenë dhe mbetet një destinacion mjaft i frekuentuar në çdo periudhë të vitit.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Plazhi i Golemit, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar