Rrënojat e Kishës së Shën Gjinit në Gruemirë ndodhet në kufirin territorial mes Shkodrës dhe Malësisë së Madhe në fshatin Gruemirë. Kjo kishë është ndërtuar në shek.XII nga etërit e Bendiktit dhe fillimisht ka shërbyer si manastir dhe mëpas edhe si abaci. E veçanta e kësaj kishe ka të bëj me rrënojat e abacisë benedektine, që sipas studiuesve është 900-vjeçare. Gjithashtu sipas historianëve, në vitet 30 të shekullit të kaluar këtë kishë janë përpjekur ta përvetësojnë pushtues të ndryshëm, sidomos ata sllav. Gërmadhat e kësaj kishe dhe çdo gjë që sot ndihet në këtë vend është ruajtur nga familjet myslimane të zonës,që asnjëherë nuk kanë lejuar tjetërsimin e saj në favor të banorëve të ardhur, apo edhe gjatë regjimit komunist. Rruga që ndiqet për të shkuar në Kishën e Shën Gjinit, nuk është e lehtë. Besimtarët duhet të kalojnë përroin, madje duke mbajtur edhe të afërm mbi supe, për të mundësuar faljen dhe lutjet e tyre. Sot, rrënojat e kësaj kishe mbledhin çdo të martë me dhjetëra besimtarë katolikë dhe vizitorë njëkohësisht.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
25MP+6P, Gjinar, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar