Qafa e Çajupit gjendet në kreshtën e malit të Lunxhërisë 1536 m mbi nivelin e detit, në Zagori. Përfaqëson një qafë komplekse nga pikëpamja gjenetike: tektonike dhe karstike. Qafa e Çajupit është me gjatësi rreth 900 m, e gjerësi rreth 500 m.
Në anën lindore të saj ndodhet fusha karstike e Çajupit, në të cilën shfaqet një ekosistem i veçantë i lartësive malore. Ka klimë dhe ajër të shëndetshëm, ujë të ftohtë dhe të pastër si kristal, botë të gjallë të larmishme bimore e shtazore.
Ujërat e burimeve dhe të reshjeve, sidomos të dëborës së shumtë, grumbullohet në sipërfaqe, duke krijuar ligatina. Gjithashtu në stinën e reshjeve formon edhe një liqen të vogël, i cili thahet vetëm në verërat shumë të thata. Në këto ligatina dimërojnë edhe shpendë ujorë shtegëtarë. Qafa e Çajupit për mënyrën e formimit dhe ekosistemet e saj mbart vlera turistike, shkencore, ekologjike, didaktike, kulturore.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Mal Cajup, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar