Natyrë

Pusteci

Vlerësime 0

Pusteci ndodhet në skajin verilindor, 25 km larg nga qyteti i Korçës. Pusteci kufizohet në perëndim me Pogradecin dhe Maliqin, në veriperëndim dhe lindje me Republikën e Maqedonisë ndërsa në jug dhe juglindje me Greqinë. Sipërfaqja e përgjithshme është mbi 1363.8 ha, me popullsi e cila arrin në 5345 banorë

Bashkia e re e Pustecit është ish komuna Liqenas, emër zyrtar që u përdor në periudhën kohore 1973-2013. Zona e Pustecit përkon me pellgun ujëmbledhës të liqenit të Prespës, i cili ka statusin e Parkut Kombëtar të Prespës, zonë e mbrojtur në nivel ndërkombëtar. Shumica e fshatrave shtrihen buzë liqenit dhe përreth tij. Stili i ndërtimit të banesave është i njëjtë, shtëpi një ose dy katëshe në uniformë me njëra tjetrën, me veranda dhe fasada kryesisht të bardha.

Book your vacations

Adresa

Pustec Municipality, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose