Natyrë

Liqenet e Jezercës, Shkodër

Vlerësime 0

Liqenet e Jezercës ndodhen në anën veriore të malit me të njëjtin emër, të Jezercës, me rreth 20 ha. Cirku akullnajor i bllokut të Jezercës gjendet pikërisht në një luginë të vogël, të rrethuar me maja të larta, e cila fillon në Jezercë dhe përfundon në Vuthaj dhe më poshtë në Guci (Mali i zi) ku bashkohet me lumin e Vermoshit.

Këtu gjenden 6 liqene, ku më i madhi dhe më i thelli prej tyre është ‘Buni i Jezercës’, i cili është liqeni që shtrihet më në lartësi, rreth 1794 m. Ndërsa liqeni i vendosur më ulët si lartësi mbidetare, gjendet në kuotën 1765 m.                                                                                                    

Regjimi i këtyre liqeneve është tipik alpin, me ujë të pastër kristal, ku gjatë stinës së dimrit ngrijnë të gjithë. Disa nga liqenet janë me thellësi nga 3-4 m, ndërsa disa të tjerë janë krejt të cekët. Pavarësisht faktit se gjenden mbi formacione gëlqerorësh, ata mbajnë ujë për një periudhë të gjatë edhe në stinën e verës. Gjithashtu edhe bota e gjallë është shumë e larmishme. 

Liqenet e Jezercës mbetet një ndër destinacionet më atraktive të Alpeve Shqiptare, me një bukuri  mahnitëse, natyrore dhe turistike, me format e shumta karstike e akullnajore,  me një bukuri gati mistike, një perlë me vlera unikale për Shqipërinë madje edhe në botë.

Book your vacations

Adresa

FR86+PF7, Buni i Jezerces, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose