Natyrë

Liqeni i Bovillës

Vlerësime 0

Liqeni i Bovillës gjendet rreth 15 km në verilindje të qytetit të Tiranës. Liqeni është ujëmbledhësi më i madh dhe furnizohet me ujë nga lumi Tërkuzë, i cili buron nga pjesa veriore e Malit me Gropa dhe ujërat e shirave të kodrave përreth. Liqeni kufizohet në perëndim me malin e Gamtit e Brarit, në juglindje me malin e Dajtit, në lindje me malet e Xibrit e të Kotit, në veriperëndim me malin e Skënderbeut dhe në juglindje të malit me Gropa. Sipërfaqja e liqenit është 4.6 km dhe ka thellësi 18-53 m. Puna për ndërtimin e tij filloi në vitin 1988-1990, më tej pati një ndërprerje deri në tetor 1993. Puna rifilloi falë mbështetjes së shtetit italian dhe përfundoi së ndërtuari në vitin 1996. Ndërsa për tu mbushur dhe për të shërbyer për qëllimin e tij iu deshën 2 vite. Ai siguron shumicën e ujit të pijshëm për Tiranën. Relievi është kodrinor-malor, ku erozioni dhe rrëshqitja janë tepër aktive. Sipërfaqja e liqenit është 4.6 km dhe ka thellësi 18-53 m. Bimësia në pellgun e Bovillës përfshin katër zona fitoklimatike: zona e pyjeve dhe shkurreve mesdhetare 300-600m, zona e dushqeve 600-1000 m, zona e ahut 1.000- 1.600 m dhe zona e kullotave malore mbi 1.500 m. Zona përreth Bovillës ka një bukuri mahnitëse me ujëvarën e Bovillës, grykën e Bovillës dhe shkëmbinjtë përreth. Të shumtë janë turistët e apasionuar pas aventurës, që e shfrytëzojnë këtë reliev, për kacavjerrje dhe ngjitje nëpër shkëmbinj. Liqeni i Bovillës mbetet një destinacion shumë tërheqës për tu vizituar dhe për të kaluar një fundjavë ndryshe në ajrin e pastër, e pamjet spektakolare të peisazheve përreth.

Book your vacations

Adresa

Bovilla Lake, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose