Natyrë

Laguna e Nartës

Vlerësime 0

Laguna e Nartës ndodhet në zonën juglindore të Gjirit detar të Vlorës. Ai është formuar nga akumulimi i pandërprërë i prurjeve të ngurta të lumit Vjosa.

Kufizohet me kodrat e Zvërnecit dhe në jug të saj gjendet Narta. Kripësia e ujërave të saj është e lartë, nga 28 për mijë në dimër deri 75 për mijë në verë. Sipërfaqja e përgjithshme e lagunës është rreth 42 km², prej të cilës 14 km² kryesisht pjesa veriore, përdoret për kriporen e Skrofotinës. Laguna lidhet me detin Adriatik nëpërmjet dy kanaleve të shkurtra të quajtur Dajlani i madh dhe Dajlani i vogël.

Laguna përfshin tipe të ndryshme mjedisesh natyrore si dunat ranore të zhvilluara në afërsi të grykëderdhjes së Lumit Vjosa, pylli mesdhetar i pishave (Pishë-Poro), shtretër të vjetër lumenjsh, ligatina të vogla bregdetare, kripore, tokë kripore e pakultivuar dhe tokë bujqësore në lindje të zonës. 

Laguna e Nartës përfaqëson një nga lagunat më të mëdha e më të rëndësishme të Shqipërisë. Përveç bukurisë të rrallë natyrore laguna ka edhe rëndësi ekonomike, me rezerva të mëdha të peshkut. Thellësia e lagunës shkon nga 0.80 m në 1.50 m. Karakteristikë janë llojet e peshqve si: qefulli, ngjala, aterina, levreku, koca etj. Gjithashtu edhe shpendët e ujit, ku ndër llojet më të përhapura në këtë luginë janë: flamingot, rosat e egra etj.

Kjo zonë mbetet për tu vizituar edhe për destinacionet e ndryshme historike që ndodhet fare pranë si: Ishulli i Zvernecit, Manastiri i Shën Mërisë i shek.XII-XIV pas Krishtit dhe zona arkeologjike e fshatit të Nartës me ngulimet e hershme të Aulonës.

Book your vacations

Adresa

Zvërnec, Vlora, Vlorë County

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose