Natyrë

Fshati rrënojë i Tragjasit të Vjetër

Vlerësime 0

Fshati rrënojë i Tragjasit të Vjetër shtrihet në lartësinë e disa kodrave që dominojnë fushën e Dukatit, rreth 25 km larg qytetit të Vlorës. Është një monument i trashëgimisë kulturore, i llojit "Arkitekturë", i miratuar në tetor të vitit 1980. Tipologjia e tij është me arkitekturë tradicionale dhe mbetet një nga ngulimet më të hershme të kësaj zone. Sipas historianëve, ky vendbanim është ndërtuar në fund të shek.XIV dhe fillim të shek.XV, nga Gjergj Arianiti, babai i Donika Kastriotit.

Fshati shtrihet në një faqe kodrinore, sa piktoreske aq edhe strategjike. Me rreth treqind shtëpi, të vendosura gati ngjitur me njëra-tjetrën, të cilat shquhen për modelimin e gjetur, racionalizimin, përshtatjen e mirë me terrenin, lëvizjen e theksuar të vëllimeve dhe monumentalitetin. Secila prej tyre paraqet arkitekturën e vendit dhe mjeshtërinë e njerëzve të thjeshtë, që i ndërtuan.

Ky vendbanim i djegur tre herë dhe i shkatërruar plotësisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, sot është një muze i hapur, një dëshmi e heshtur e së shkuarës. Megjithëse nuk banohet prej 60 vjetësh, brenda kufijve të fshatit spikatin qartë elementet përbërëse të tij si: rruga kryesore që e përshkon fshatin në gjithë gjatësinë e tij dhe silueta e rrënojave të banesave të dikurshme.

Fshati është padiskutim një prej destiancioneve më interesante për tu vizitur nga të apasionuarit e historisë dhe arkitekturës. Gjetjet arkeologjike përreth tij tregojnë ekzistencën e një qendre të banuar, që në lashtësi.

Book your vacations

Adresa

Tragjasi i Vjetër, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose