Natyrë

Fshati Kiri, Shkodër

Vlerësime 0

Fshati Kiri, ndodhet në njësinë administrative Pult, bashkia Shkodër. Ai është i vendosur në rrjedhën e epërme të lumit homonim, ku sipas Armaos: fshati i ka dhënë emrin lumit, në anën e majtë në të cilit gjendet. Në lashtësi vendi ndodhej në Marknonaj, rreth 1 orë në jug të selisë famullitare. Vendi quhet Gjytet Kiri dhe aty gjendej sipas Armaos kisha e lashtë e Shna Prendes, ekzistuese që para 1636. Në të njëjtat vende gjendej një abaci e lashtë e Shën Mëhillit. 

Në vitin 1933 Armao e përshkruan si: seli e një famullie të dioqezës së Pultit dhe flamurtarit ose bajraktarit të Kirit, fis i Pultit. Gjithashtu të dhënat tregojne se deri në vitin 1933 Kiri kishte 600 banorë.

Me një klimë të favorshme dhe mjedisin e tij të qetë, fshati Kiri përbën një destinacion të mrekullueshëm për turistet që dëshirojnë të largohen nga zhurmat e qytetit dhe të përjetojnë një eksperiencë të qetë në natyrë.

Book your vacations

Adresa

Kiri, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose