Fshati Hoçisht ndodhet 6 km në perëndim të Bilishtit, në faqen lindore të malit të Moravës, në Devoll. Mendohet se ngritja e këtij vendbanimi është e hershme, duke parë edhe ndërtimet, struktura e kishës e cila ndodhet në qendër të fshatit. Rreth viteve 1566-1574 ky vend ka pasur rreth 107 shtëpi, me një popullsi prej 800 frymësh.
Për fjalëshpjegimin e emrit të Hoçishtit, konsiderohen dy prej aludimeve më të përshtatshme.
•Së pari nga përshtypjet e vizitorëve të parë të këtij vendi duke u shprehur “oh c`ishte ai vend”, si formë e entuziazmit: evolimi gjuhësor ka shkuar nga“Ohcishte” në “Hocisht”.
•Së dyti lidhet me përkthimin e drejtpërdrejt të: Hocisht në gjuhën sllave do të thotë “symprehtë”.
Hoçishti si fshat me kulturë e traditë atdhetare ka nxjerrë mjaft personalitete me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare, të shquar në fusha të ndryshme si: patrioti Jovan Pozio dhe Marigo Pozio (qëndistarja e flamurit), Petro Terpini, Koste Uci dhe akademikët Alfred Uci e Josif Adhami etj. Shkolla e parë shqipe në Hoçisht është hapur në shtator të vitit 1921.
Banorët e saj ishin përkrahës të lëvizjes demokratike të viteve 1923-1924, udhëheqësi i kësaj lëvizjeje ishte Fan Noli. Ky fshat ka 9 vende kulti, të organizuara në formën e kishave e godinave. Siç janë kishat e Anargjendeve Kozma dhe Damjan, ku është kthyer në ritual endopeligrinazi, kremtimi i Pashkëve, Krishtlindjeve dhe të kremtet e së dielave.