Natyrë

Fshati Ana e Malit

Vlerësime 0

Ana e Malit ose Anamali, është një krahinë gjeografike dhe etnografike e ndarë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, përkatësisht mes Shkodrës dhe Ulqinit. Sipërfaqja e përgjithshme është mbi 41.8 km².. Ngjarjet e ndryshme historike që shoqëruan popullin shqiptar në periudha të ndryshme, padyshim që u pasuruan edhe në Anë të Malit, ku kulmi arriti më ndarjen nga Fuqitë e Mëdha të trevave shqiptare, në vitin 1913. Ana e Malit u nda në dy pjesë: Në Anën e Malit, që shtrihet brenda teritorit te Shqipërisë dhe në Anën e Malit tjetër, që ndodhet brenda teritorit të Malit të Zi.

Ana e Malit shtrihet në lindje  me lumin e  Bunës, në perëndim me lumin e Megjureçit, në veri nën shpatet e maleve të Krajës e të Taraboshit dhe në jug me liqenin e Shasit. Zona ka terren fushor të alternuar më atë kodrinor-malor. Lartësia mesatare e relievit shkon nga 4 m deri në 500 m mbi nivelin e detit. Zona karakterizohet nga një klimë e butë, e ngrohtë dhe më lagështi, duke favorizuar kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore si atyre mesdhetare dhe të atyre tradicionale. Banorët kryesisht duke u bazuar edhe tradita merren me bujqësi dhe blegtori si dhe me tregti, por për fat të keq çdo ditë më e pak.Në këtë zonë karakteristikë është edhe formimi i mikroklimave, sidomos pranë brigjeve të lumit Buna dhe liqenit të Shasit.

Ana e Malit është një fshat i bukur i vendosur në një peizazh natyror të mrekullueshëm, me një komunitet të fortë dhe një trashëgimi të pasur kulturore. Ky vend ofron një përjetim unik për banorët dhe vizitorët, duke e bërë atë një perlë të fshehur të Shqipërisë.

Book your vacations

Adresa

Ana e Malit, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose