Natyrë

Ura e Brarit, Tiranë

Vlerësime 0

Ura e Brarit ndodhet nën fshatin me të njëjtin emër, në Brar të Tiranës. Ura është monument kulture, e cila nga pikëpamja tipologjike, përfaqëson një urë guri me një qemer rrethor.

Në fillim të shek. XVIII, kalldrëmi i urës ka qenë më i pjerrët, pastaj kjo pjerrësi u zbut duke shtuar muret nga të dy anët. Ura përbëhet nga një hark i vetëm gjysëm rrethor i dekoruar nga një brez me gurë të skuadruar. Teknika e përdorur në ndërtimin e saj është bazuar në përpunimin e thjeshtë të gurëve, në lidhje me llaç gëlqere. Gjithashtu përmendet një hollësi teknike, që janë themelet e saj, me anën e të cilëve realizohej kontakti i objektit me terrenin.

Për nga trajtimi arkitektoniko - funksional, ura e Brarit është urë me kurriz ose gungë në kyçin e qemerit. Kjo urë ka lidhur banorët e Brarit me Tiranën dhe me rrugën e karvaneve Tiranë - Dibër, e cila kalonte nëpër fshatin Tujan.

Book your vacations

Adresa

Ura e Brarit, Ferraj, Dajt

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose