Artikujt e Website

Termat dhe kushtet

17 Apr 2022

Marrëveshja e anëtaresimit

Pine respekton Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008 të Kuvendit të Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Publikuesit bien dakort të sillen me etikë, ndershmëri dhe konform ligjeve. Ne nuk mund të lejojmë asnjë formë abuzimi, e cila për pasojë do të çojë në ndërprerje të komunikimit të informacioneve. Është në përgjegjësinë e çdo individi të përdorë shërbimin tonë në mënyrë të drejtë, duke respektuar privatësinë e të tjerëve si dhe autorësinë e tyre. Është përgjegjësi e anëtarëve nëse publikojnë informacione dhe/ose të dhëna të tjerëve apo prej të tjerëve pa lejen e tyre. Ne ju ftojmë të na bëni me dije, nëse gjykoni për raste të komunikimeve të anëtarëve të papërgjegjshëm. Personat që përdorin fyerje në mënyrë të përsëritshme, nuk do të lejohen të marrin pjesë në faqen tonë. Ne mund t’ju dërgojmë një paralajmërim, një pezullim të përkohshëm, pëzullim pa limit ose largim përfundimtar nga Pine si dhe shërbimet e saj në rastet kur:

a) Haset shkelje e kësaj marreveshje.
b) Pamundësi për të verifikuar vërtetësine e informacioneve që na jepni.
c) Nëse në gjykojmë se veprimet tuaja çojnë në pengesa ligjorë për ju, përdoruesit e tjerë ose ne.
d) Kur objektivat tuaja nuk shkojnë në harmoni me objektivat e faqes, konkurencën e lirë, interesat tona.

Mbrojtja e privatësisë

Me regjistrimin ne sistem ju miratoni termat dhe kushtet e mëposhtme. Ne nuk mbajmë përgjegjësi nëse të dhënat tuaja përdoren nga pale të treta dhe nga faqa jonë për qëllime të burimeve njerëzore, statistikore, tregtare, shërbime publike, reklamimi, marrdhënie me publikun, analizimi, përpunimi të mëtejshëm, etj.
Të gjitha informacionet e sistemin tonë janë mblëdhur në databazat tona, të cilat lokalizohen në kompani hostingu ligjërisht të licensuara, madje edhe pas “Çaktivizimit te llogarisë tuaj” mund të arkivohen për arsye teknike dhe ligjore.
Log-et e server-it dhe të dhëna të tjera mund mblidhen për qëllime teknike, sigurie etj. Ne mund te shpërndajmë informacion për përdoruesit e sistemit nëse kërkohet të veprojë kështu nga ligji ose nëse një shpërndarje e tillë është e domosdoshme për t’ju përgjigjur thirrjes në gjyq, urdhërit të gjykatës, ose proceseve të tjera ligjore.
Publikuesit e regjistruar në sistem mbajnë vetë përgjegjësinë e vërtetësisë së të dhënave që janë në sistem.
Ne punojmë në çdo moment për të mundësuar një sistem sa me te sigurt dhe të përditsuar në mënyrë që të krijojmë një platform të sigurt.

Të dhënat tuaja

Ne mbledhim të dhënat tuaja, si: adresat tuaja të email-it për qëllime si dërgim i emaileve konfirmuese, njoftime marketingu, njoftimeve periodike nga sistemi ynë apo njoftime nga palët e treta sipas ligjeve ne fuqi dhe njoftimin për publikimin e njoftimeve me interes për ju.


Publikues: Duke aprovuar dhe dërguar një njoftim ju autorizoni faqen tonë https://pine.al të komunikojë informacione lidhur me Publikimin, anëtarëve për qëllim të shit-blerjes. Gjithashtu ju na autorizoni që Publikimi të shpërndahet në rrjetet sociale si dhe te partnerët tanë.
Për të siguruar të dhënat tuaja dhe vërtetësinë e informacionit, https://pine.al ruan të drejtën e verifikimit të çdo Publikimi para dhe pas shpalljes zyrtare në sistem.


Blerësi: Duke kontaktuar Publikuesin për blerjen / marrjen në dorëzim të një produkti, ju autorizoni https://pine.al të furnizojë informacionin tuaj Publikuesit. Informacioni që do t’ju jepet do të përfshijë të dhënat që ju do i ofroni me vullnet të lirë Publikuesit, si dhe profilin tuaj në sistemin tonë. Nga ky moment, është përgjegjësi e publikuesit të njoftimit të trajtoj sipas ligjeve në fuqi të dhënat personale te Blerësit. Këto të dhëna nuk lejohet të tjetërsohen pa miratimin paraprak të tij.

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale përkufizon të dhëna sensitive, ato të dhëna që kanë të bëjnë me origjinën rracore ose etnike, mendime politike, anëtarësimin në sindikata, besimin fetar ose filozofik, dënimin penal si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale. https://pine.al nuk kërkon zakonisht nga përdoruesit e shërbimeve të saj informacion mbi të dhëna sensitive, por në rast se ajo do të mbledh të dhëna të tilla ato do të përdoren në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Duke u bazuar në llojin e aktivitetit që ne kryejmë dhe për një shërbim sa më cilësor, ne mund të shpërndajme të dhënat sensitive me furnizuesit dhe nënkontraktuesit tanë për të mbajtur të dhënat tuaja të përditësuara.

Cookies

https://pine.al përdor cookies për të mbledhur informacion teknik për të dhëna të caktuara statistikore dhe përdorim të shërbimeve në faqen e internetit. Informacioni teknik i mbledhur mund të përfshijë adresën e protokollit (IP) që përdoret për të lidhur kompjuterin ose pajisjen tuaj në internet, informacionin tuaj të identifikimit, llojin e shfletuesit dhe versionin, vendosjen e zonës së kohës, llojet dhe versionet e shfletuesit, sistemin operativ dhe platformën etj.
Në sistemin tonë, mund të mblidhen informacione nga operatorë të tjerë si Google (Analytics, Search console, etj) dhe Facebook, të çertifikuar sipas standarteve ndërkombëtare që kryesisht shërbejnë për të matur dhe zhvilluar performancën e faqes.

Opinioni juaj

Për ne është shumë e rëndësishme cilësia dhe shërbimi ndaj klientit, ndaj ne mirëpresim opinionin tuaj në lidhje me sa më sipër, ndaj ju lutemi na kontaktoni në email nëse keni sugjerime ose komente. Ne mund të ndryshojmë këtë dokument herë pas herë, duke u bazuar në komentet tuaja dhe nevojave tona për reflektimin korrekt të të dhënave dhe praktikave të aplikuara.

Kjo mardhënie mund të prishet me vullnetin e palëve. https://pine.al rezervon të drejtën e prishjes së mardhënies pa qënë e detyruar të jap një motiv / shkak.

– Ndihmë dhe kontakte
Për pyetje dhe pergjigje klikoni ketu, mund te na shkruani ne [email protected] ose mund te na shkruani ne WhatsApp ne numrin e telefonit +3556.....