Parqe Kombetar

Sopot

Vlerësime 0

Ndodhet në Qarkun e Elbasanit dhe në rrethin e Librazhdit. Sipëfaqja aktuale është 300.00 ha.
Kjo zonë  përmbledh një mori habitatesh: pyje, kullota subalpine dhe alpine, liqene akullnajore,
kanione, maja etj. Karakterizohet nga një diversitet i madh llojor e habitator, ekzistenca e bimëve
endemike e subendemike, ku veçohen Hypericum albanicum dhe Lilium albanicum. Kombinimi i
pyjeve me ah e bredh, vendosur në terrene pak të pjerrët, me pinus leucodermis, Pinus peuce,
kullotave alpine e bimësisë së çeltirave i japin këtij territori një bukuri të veçantë e me vlera
turistike dhe shkencore. Pasuria llojore e hasur janë: Fagus sylvatica, Quercus petraea, Quercus
cerris, Abies alba, Pinus nigra, Fraxinus ornus, Erica herbacea, Vaccinium vitis-idaea,
Juniperus communis, Juniperus nana, Juniperus oxycedrus,  Saturea montana, Brachypodium  
Cotoneaster sp., Hypericum albanicus, Amelanshier ovalis, Draba natans, Buxus sempervirens,
Genista sp., Festucopsis serpentini, Ostrya carpinifolia Calamintha grandiflora, Astrantia major,
Pinus peuce, Euphorbia spinosa, Pinus leucodermis, Euphorbia amygdaloides, Poa alpina, Rosa
sp., Daphne oleoides. Takohen lloje endemike dhe subendemike bimësh. Zona përbën një
bërthamë dhe biokorridor shumë të rëndësishëm për rruazoret e mëdhenj ariun (Ursus arctos),
ujkun (Canis lupus), rrëqebullin (Felis lynx), dhinë e egër (Rupicapra rupicapra), kaprollin
(Capreolus capreolus) etj.
 Nuk ka plan menaxhimi.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Kuota 1045.0 m (4444935.38L/4543165.15V), ndjek përroin e Nënës deri te ura
(4445902.16L/4542894.55V);
b) Në Lindje: Përroi i Nënës deri te ura (4445902.16L/4542894.55V), kuota 1152.0 m,
ndjek rrugën këmbësore, kuotat 1452.0 m, 1537.0 m (4450944.41L/4547320.26V);
c) Në Jug: Kuota 1537.0 m (4450944.41L/4547320.26V), ndjek përroin e Nënës deri te
pika me koordinata (4444416.32L/4541598.12V);
d) Në Perëndim: Pika me koordinata (4444416.32L/4541598.12V), ndjek përroin e Nënës
deri te pika e takimin me përroin e Liqenit, kuota 1045.0 m (4444935.38L/4543165.15V).

Adresa

Sopot, Bashkia Prrenjas, Elbasan County

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar