Parqe Kombetar

Rrushkulli

Vlerësime 0

Rrushkulli
Ndodhet në Qarkun e Durrësit dhe në rrethin e Durrësit. Sipëfaqja aktuale është 650.00 ha. Zona është e gërshetuar me pyll tipik mesdhetar e aluvial me vërri (Alnus glutinosa), vidh (Ulmus campestris) dhe frashër (Fraxinus angustifolia) si dhe pyllëzime artificiale me pisha mesdhetare; me lagunën e Bishtarakës si dhe me grykëderdhjen e lumit Erzen. Inventarizimet e shpendëve dimëronjës e kanë identifikuar si zonë IBA mjaft të rëndësishme të vëndeve të lageta. Delta e Erzenit me rëndësi për peshqit që riprodhohen në ujëra të ëmbla. Takohen këtu dhe duna të shprehura relativisht mirë, bimësi halo dhe hygrofite (tokave të kripura dhe vëndeve me ujë). 

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Grykëderdhja e kanalit të hidrovorit të Hamallës (4375698.64L/4596238.93V) deri te pika e ndërprerjes me kanalin sipër hidrovorit (4376418.85L/4595736.86V);
b) Në Lindje: Pika e ndërprerjes me kanalin sipër hidrovorit (4376418.85L/4595736.86V), vijon përgjatë kanalit kullues dhe tokave bujqësore deri te pika e ndërprerjes me lumin Erzen (4373025.54L/4590141.36V);
c) Në Jug: Pika e ndërprerjes së kanalit kullues me lumin Erzen (4373025.54L/4590141.36V), vijon përgjatë rrjedhjes së lumit Erzen deri te grykëderdhja në detin Adriatik (4371121.13L/4590259.09V);
d) Në Perëndim: Grykëderdhja e lumit Erzen në detin Adriatik (4371121.13L/4590259.09V), vijon me vijën bregdetare të detit Adriatik deri te grykëderdhja e kanalit të hidrovorit të Hamallës (4375698.64L/4596238.93V).

Adresa

Rrushkull, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar