Parqe Kombetar

Parku Kombëtar Qafë Shtamë

Vlerësime 0

Qafë Shtama
Ndodhet në Qarkun e Durrësit dhe në rrethin e Krujës. Sipëfaqja aktuale është 2,000.00 ha. Parku prezanton një biodiversitet të lartë habitator dhe llojor, por njëkohësisht dhe vlera të larta turistiko-rekreative, tradicionalisht është përdorur për këtë qëllim. Aspekti më me vlerë vegjetacional është shoqërimi Forsythio-Pinion, specifikë për vëndin tone, ndërkohë që Forsythia europaea është një specie endemike. Mbulohet nga pyje me pishë dhe ah. Zonë malore e preferuar nga publiku për vlerat e saj të spikatura peizazhore, estetike, shlodhëse dhe kurative. Gjendja mjedisore nuik eshte e mire. Nuk ka plan menaxhimi.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Kuota 101.0 m (440360.61L/4601656.95V), ndjek kurrizin ujëndarës deri te maja e Rjepës së Qetkos (1686.0 m)-(4405648.52L/4601700.80V), maja e Liqenit (1724.0 m)-(4406729.58L/4601369.05V);
b) Në Lindje: Maja e Liqenit (1724.0 m)-(4406729.58L/4601369.05V), ndjek kurrizin që zbret në Qafë Shtamë, kolon qafën e Shtamës deri te kuota 1479.0 m (4409183.42L/4598160.18V);
c) Në Jug: Kuota 1479.0 m (4409183.42L/4598160.18V), qafa Ljarit, kuota 1228.3 m, maja Zethit (1112.0 m)-(4406414.99L/4596640.59V);
d) Në Perëndim: Maja Zethit (1112.0 m)-(4406414.99L/4596640.59V), ndjek Përroin dhe kuotat 650.0 m,709.0 m, 525.0 m, në krah të rrugës Nuojë-Cudhin-Qafë Shtamë, qafën e Cudhinit, kuota 761.0 m, ne krah të rrugës Cudhin-Shkretë, kuotat 749.0 m,800.0 m, 990.0 m deri te kuota 101.0 m (440360.61L/4601656.95V).

Adresa

Selixë, Komsi, Mat Municipality

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar