Parqe Kombetar

Parku Kombëtar Mali i Dajtit

Vlerësime 0

Mali i Dajtit

Ndodhet në Qarkun e Tiranës dhe në rrethin e Tiranës. Sipëfaqja aktuale 29,384,18 ha. Zonë me vlera peizazhore, kulturore dhe historike e tradicionale. Në këtë park shprehen mjaft mirë zonat fitogjeografike: makja mesdhetare, dushkajat (Quercetum), ahishtet (Fagetum) dhe kullotat subalpine e alpine. Takohen dhe drurë të rrallë e të mbrojtur të gështënjes dhe arrës. Ndër gjitarët veçojmë praninë e ujkut (Canis lupus), ariut (Ursus arctos), derrit të egër (Sus scrofa), kunadhës (Martes foina) dhe maces së egër (Felis sylvestris). Vlerave të saj shkencore dhe didaktike u shtohen dhe ato peizazhore, shlodhëse, argëtuese dhe historike e kulturore, që përbëjnë dhe potenciale për zhvillimin e turizmit. Në park përfshihen formacione të ndryshme gjeologjike dhe liqeni i Bovillës.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Kufiri ndërmjet rrethit të Krujës dhe të Tiranës, Maja e Fraveshit (794 m)- (4403610.75L/4595619.92V), vijon me kuotat 1090.0 m, 1227.0 m (Maja e Zithit), 1627.0 m deri te maja Henzit (1807.0 m)-(4411214.23L/4598279.97V); 

b) Në Lindje: Maja Henzit (1807.0 m)-(4411214.23L/4598279.97V), ndjek kurrizin e vargmalit Xibër-Malin me Gropa, me kuotat 1473.0 m (Maja e Rjepes), 1388.0 m, 129.05 m, 161.03 m (Maja e Popatit), 1455.0 m (Maja e Strervecit), 1594.0 m, 1700.0 m, 1827.0 m (Maja e M.Shemberise), 1712.0 m, 1498.0 m, deri te ndërprerja me rrugën automobilistike Tiranë-Bizë, në afërsi të fshatit Burimas dhe rrjedhjen e lumit Erzen, kuota 542.0 m(4421481.54L/4576965.76V); c) Në Jug: Kuota 542.0 m (4421481.54L/4576965.76V), ndjek rrjedhën e lumit Erzen, kalon nëpër ujëmbledhësin e Skoranës, Grykën e Skoranës deri te kuota 444.0 m (4412192.02L/4569269.69V);
d) Në Perëndim: Grykën e Skoranës deri te kuota 444.0 m (4412192.02L/4569269.69V), vijon me kuotat 890.0 m (Maja e Kuorës), pranë fshatit Përcëllesh, në Priskën e Madhe, vazhdon me rrugën automobilistike Priskë-Surrel, ndjek rrugën automobilistike Surrel- Tiranë deri në afërsi të komunës së Dajtit, në kuotat 573.0 m (Maja e Qytezës), 445.0 m (Maja e Shpatës), në afërsi të fshatit Brar dhe Priskë e Vogël, ndërpret lumin e Tërkuzës, kuotat 1268.0 m (Maja e Gamtitit) deri te Maja e Fraveshit (794.0 m)- (4403610.75L/4595619.92V).

Çmimi

50

Adresa

Not Dajti peak, but great view, SH47

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar