Parqe Kombetar

Parku Kombëtar i Llogarasë

Vlerësime 0

Llogara

Ndodhet në Qarkun e Vlorës dhe në rrethin e Vlorës. Sipëfaqja aktuale është 1,010.00 ha. Zona ka biodiversitet të lartë dhe të rëndësishëm në Mesdhe: livadhe alpine e subalpine, pyll pishe (Pinus nigra) dhe rrobulli (Pinus leucodermis), bredhit të Maqedonisë (Abies borisii-regis), dushkut (Quercus coccifera), makie tipike mesdhetare, bimësi tipike e shkëmbinjve, etj,. Është Zonë me një florë e faunë shumë te pasur detare dhe tokesore. Zonë ku tokohen lloje endemike e subendemike si dhe shumë lloje te ralle e te kërcënuar (Taxus bacata, Ceratonia siliqua etj.). Zonë me potenciale te mëdha per zhvillimin e turizmit dhe ekoturizmit.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Kuota 487.0 m (43788304.59L/4455899.28V), ndjek Përroin e Bucelave, kuotën 1942.7 m, majën e Qores (2018.2 m) ( 4381428.53L/4454556.69V);
b) Në Lindje: Majën e Qores (2018.2 m) (4381428.53L/4454556.69V), ndjek rrugën këmbësore, qafën e Llogarasë (1025 m) (4380181.59L/4452708.39V);
c) Në Jug: Qafën e Llogarasë (1025 m) ( 4380181.59L/4452708.39V), kuotën 1218.0 m, majën e Thanasit (1352.8 m), rrugën këmbësore, kuotën 1415.o m, majën e Gjipalit (1446.0 m) (4477219.04L/4453829.80V);
d) Në Perëndim: Majën e Gjipalit (1446.0 m) (4477219.04L/4453829.80V), ndjek kurrizin, kuotën 487.0 m ((43788304.59L/4455899.28V).

Adresa

Shatë (Dukat), Orikum, Vlora

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar