Parqe Kombetar

Parku Kombëtar "Butrinti"

Vlerësime 0

Butrinti

Ndodhet në Qarkun e Vlorës dhe në rrethin e Sarandës. Sipëfaqja aktuale është 9,424.40 ha.Zona është e mbrojtur dhe mjaft tërheqëse në pikëpamje turistike e shlodhëse. Ishujt përbëjnë një oaz të peizazheve të mrekullueshëm detare dhe tokësore, të mbuluar me një bimësi tipike mesdhetare. Nën ujin detar takohet një faunë e florë mjaft e pasur, ku vlen të veçohet fanerogami (Halophyla stipulacea) dhe bivalvori (Pinna nobilis), lloje të mbrojtur nga konventat ku Shqipëria aderon. Liqeni i Butrintit ka probleme ekologjike, por është i rëndësishëm në mënyrë të veçantë për iktiofaunën/akuakulturen dhe avifaunën e tij, përfshi dhe liqenin e Rrëzës (Bufit), me të cilin komunikon në lindje. Brënda zonës ruhen njolla të pyllit tipik mesdhetar, mjaft i shprehur me ilqe (Quercus ilicis), rrënjë (Q. robur), vërri (Alnus glutinosa), vidh (Ulmus campestris), frashër (Fraxinus angustifolia) etj, të klasës Qurcio-Ilicis. Faunë e pasur veçanërisht në zvarranikë dhe insekte, mjaft lloje prej të cilëve janë lloje të mbrojtur. Duke patur brënda kufijve të saj qytetin antik të Butrintit-objekt i UNESKO-s, parku përbën një zonë mjaft tërheqëse për vizitorët dhe turistët. Është parku më i organizuar në vëndin tonë.
Ka plan menaxhimi.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Kuota 88.0 m (4415620.70L/44582.76V), kuotat 168.6 m, 6.2 m, 1.6 m, 2.3 m, ndjek rrugën e Vurgut, kuotën 2.3 m, 116.0 m (Qenurja) (4420179.77L/4408566.59V);
b) Në Lindje: Kuiota 116.0 m (Qenurja) (4420179.77L/4408566.59V), ndjek rrugën këmbësore dhe kurrizin, kuotën 685.0 m, majën e Miletit (824.4 m), majën e Milles (695.0 m) (4421631.95L/4400001.99V);
c) Në Jug: Maja e Milles (695.0 m) (4421631.95L/4400001.99V), kuota 16.6 m, kanali i Shëndëllisë, kanali i Vrinës, lumi i Pavllës, kuotat 240.8 m, 213.1 m, kufiri shtetëror me Greqinë, kuotat 95.6 m, 28.7 m (4415068.82L/4395884.51V);
d) Në Perëndim: Kuota 28.7 m (4415068.82L/4395884.51V), vija bregdetare e detit Jon përfshi dhe ishujt e Ksamilit deri te kuota 88.0 m (4415620.70L/44582.76V).

 

Çmimi

10

Adresa

Buthrotum, SH81, Xarrë

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar