Parqe Kombetar

Lumi Buna-Velipojë

Vlerësime 0

Lumi Buna-Velipojë
Ndodhet në Qarkun e Shkodrës dhe në rrethin e Shkodrës. Sipëfaqja aktuale është 23,027.00 ha. Lum ndërkufitar dhe këneta e Domit është një zonë e rëndësishme për shpendët Përmes lumit realizohet migrimi i disa lloje peshqish, si blinit (Acipenser sturio). Në këtë zonë takohet dhe arra e ujit (Trapa natans). Ndër gjitarët veçojmë llojin globalisht te kërcënuar lunderzen (Lutra lutra). ZM ndërkufitare dhe një nga IBA-t (Zonë e Rëndësishme për Shpendët) më të rëndësishme të vëndit. Zonë me bimësi tipike mesdhetare, dhe zonë e arealit të llojit pothuaj në zhdukje të rrënjës (Quercus robur). Në zonë takohen lloje kafshësh të një rëndësie Evropiane si Phalacrocorax pygmeus, Lutra lutra dhe çakalli (Canis aureus). Një lagune me vlera, në mënyrë të veçantë për avifaunën ujore, sidomos për llojet migratore dimëronjës, një pjesë e të cilëve mbrohen nga konventa e Bonit.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Grykëderdhja e lumit Buna (4362252.56L/4638096.04V), përgjatë rrjedhjës së lumit Buna deri te pika e bashkimit me lumin Drin, kalon pranë Kosmacit, Kucit, argjinaturës, kodra e Vukatanës (48.0 m), në argjinaturë, pranë urës së Drinit deri te maja Kalaja Xhedatit (217.0 m)-(4385264.41L/4654249.70V);
b) Në Lindje: Maja Kalaja Xhedatit (217.0 m)-(4385264.41L/4654249.70V), vazhdon në krah të rrugës automobilistike Bushat-Barbullush, në kanalin kullues (Pekesenës), pranë fshatit Ranxë, përgjatë rrugës së Fshatit të Ri, anës kodrës, përgjatë argjinaturës, me vijën ndarëse të kodrave me fushën e Torrovicës deri te kuota 107.0 m (4381470.11L/4636550.15V);
c) Në Jug: Kuota 107.0 m (4381470.11L/4636550.15V), kuotat 339.0 m, 386.0 m, 384.0 m, 332.0 m deri te pika me koordinata (4379344.18L/4633806.87V);
d) Në Perëndim: Pika me koordinata (4379344.18L/4633806.87V), gjatë vijës bregdetare të detit Adriatik deri te Grykëderdhja e lumit Buna (4362252.56L/4638096.04V).

Adresa

Pulaj, Velipojë, Shkodër Municipality

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar