Parqe Kombetar

Liqeni i Prespave

Vlerësime 0

Liqeni i Prespës, i cili është krijuar që në kohën e Pliocenit, është një nga liqenet më të pastra në botë. Shtrihet në një lartësi prej 853 metra mbi nivelin e detit dhe zë një sipërfaqe prej 276, 7 km2. Interesant është fakti se niveli i liqenit luhatet. Liqeni humb ujin e tij për shkak të karakterit gëlqeror të malit Galiçica dhe përfundon në Liqenin e Ohrit tek „Shën Naumi“dhe Burimet e Bljanës. Liqeni ushqehet me ujë nga burimet nënujore dhe nga disa lumenj që derdhen në të.

Mjedisi është i pasur me lloje shpendësh endemik. Në ujërat e cekëta ka shumë lloje gata dhe pulëbardha. Në liqenin e Prespës gjendet edhe ishulli i vetëm në Maqedoni – Golem Grad. Ky ishull është i gjatë 750 metra dhe i gjerë 450 metra. Një rezervë natyrore të bimëve të ralla dhe të florës dhe faunës të ndryshme.

Adresa

Liqeni i Prespave

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar