Parqe Kombetar

Dardhe-Xhyre

Vlerësime 0

Ndodhet në Qarkun e Elbasanit dhe në rrethin e Librazhdit. Sipëfaqja aktuale është 400.00  ha. ZM me vlera të larta biodiversiteti, pyje të virgjër të dominuar nga ahu, por takohen dhe drurë të tjerë. Bimë endemike e subendemike. Zona përfaqëson një kombinim të pyjeve të dushkajave dhe të ahishteve. Dushkajat dominohen nga qarri (Quercus cerris)  që përzihet me bungën (Quercus petraea) dhe në vëndet e dëmtuara me mëllezën (Ostrya carpinifolia), dëllinja e kuqe (Juniperus oxycedrus) etj. Në çeltirat e krijuara mbas prerjes së drureve të qarrit përhapen masivisht individë të badhrës (Asphodelus albus) si dhe shfaqjen masive të dëllinjës së kuqe (Juniperus oxycedrus) dhe të qumështores (Euphorbia myrsinites). Pyjet e ahut (Fagus sylvatica) në gjëndje thuajse të virgjër.  Në  të  çarat  e  shkëmbinjve  takohen  Geranium  macrorrhizum,  Asplenium  trichomanes, Saxofraga  paniculata,  Athamantha  macedonica,  Achillea  frasi,  Origanum  vulgare,  Salvia glutinosa,  Digitalis  ferruginea,  Tanacetum  macrophyllum  etj.  Bërthamë  dhe  biokorridor  i rëndësishëm i gjitarëve të mëdhenj, duke fituar dhe vlera e rëndësi rajonale/ballkanike.  Nuk ka plan menaxhimi.  Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a)  Në Veri: Pika me koordinata (4448617.51L/4550743.60V)  deri te kuota 1207.0 m (4449997.95L/4550008.17V);
b)  Në Lindje: Kuota 1207.0 m (4449997.95L/4550008.17V), kuota 1152.0 m, ndjek rrugën këmbësore, kuotat 1452.0 m e 1537.0 m (4450944.41L/4547320.26V);
c)  Në Jug: Kuota 1537.0 m (4450944.41L/4547320.26V), qafa Kumbullës deri te maja Guri i Varrit të Lenës (1773.5 m) (4449133.47L/4548777.71V);
d)  Në Perëndim: Maja Guri i Varrit të Lenës (1773.5 m) (4449133.47L/4548777.71V), kuota 1734.0 m, përgjatë pyllit të Bërzeshtës deri te pika me koordinata (4448617.51L/4550743.60V).

Adresa

Rezervati Natyror i Menaxhuar "Dardhe-Xhyre", Via Egnatia, Hotolisht

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar