Parqe Kombetar

Berzane

Vlerësime 0

Ndodhet në Qarkun e Lezhës dhe në rrethin e Lezhës. Sipëfaqja aktuale është 880.00 ha. Zonë
me bimësi tipike mesdhetare, kati drunor dhe shkurror dominohet nga dushkaja me përzjerje
shqope. Interes ka dhe bimësia barishtore, sidomos ajo mjekësore e tanifere. Përfaqëson një shpat
malor që nga ana e rrethit të Mirditës vazhdon me një luginë. Brënda kësaj zone takohen dhe
gjitarë të mëdhenj si derri i egër, ujku, dhelpra, kunadhja, etj. si dhe një komunitet karakteristik
shpendësh. Po kështu e pasur është edhe me herpetofaunë.  
Nuk ka plan menaxhimi.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Kuota 479.6 m (43933734.93L/4624852.94V) deri te kuota 386.0 m
(4394493.79L/4624808.19V);
b) Në Lindje: Kuota 386.0 m (4394493.79L/4624808.19V), vijon me kuotat 323.0 m, 295.0
m deri te maja Qesanakut (341.0 m)-(4395738.89L/4620781.96V);
c) Në Jug: Maja Qesanakut (341.0 m)-(4395738.89L/4620781.96V) vijion përgjatë rrugës
automobilistike Rrëshen-Milot deri në afërsi të Urës së Matit
(4394237.45L/4619386.31V);
d) Në Perëndim: Me pikën e ndërprerejs në afërsi të Urës së Matit
(4394237.45L/4619386.31V), vijon me majën e Kunorës (372.0 m), majën e Ferës (355.0
m), kuotat 384.0 m, 395.0 m deri te kuota 479.6 m (43933734.93L/4624852.94V).

Adresa

Zejmen, Lezhë Municipality, Lezhë County

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar