Natyrë

Fshati Zall-Herr

Vlerësime 0

Fshati Zall-Herr ndodhet rreth 15 km nga qendra e Tiranës dhe 9 km nga Kamza. Zall-Herri është i pozicionuar përreth luginës së lumit Tërkuzë, i cili rrjedh në pjesën veriore të Tiranës dhe derdhet në lumenjtë Tirana dhe Ishëm.

Territori i Zall-Herrit përfshin 10 fshatra dhe popullsia arrin në 11.300 banorë. Është zonë kodrinore-malore, me lartësi nga 55 m deri në 400 m mbi nivelin e detit. Maja më e lartë është mali i Priskës së Vogël 1217 m. Ndodhet edhe lumi Tërkuze me gjatësi 30 km, përshkon zonën e Zall-Herrit nga lindja në perëndim.

Rrënoja e vetme që ka mbetur në fshatin Priskë e Vogël është me gurë të mëdhenj të gdhendur rreth 7 m², me lartësi 5 m dhe sipërfaqja e mureve rrethuese është prej 4000 m². Sipas arkeologëve objekti i kultit daton që në shek.XII e.s.  Gjithashtu në Zall-Herr ndodhen disa njësi ushtarake, madje nga ato më të rëndësishmet, Forcat Komando dhe Trupat e Reagimit të Shpejtë.

Ekonomia bazohet kryesisht në prodhimin bujqësor dhe blegtoral. Fshatrat e zonës së Zall-Herrit janë të pasura me pemë ulliri të cilat në disa fshatra si Radheshi krijojnë një kurorë të gjelbër piktoreske. Një ndër bimët më karakterizuese të zonës është mareja, e njohur për prodhimin e rakisë së maresë dhe të mushtit të saj.

Zall-Herri është një ndër fshatrat më të bukur në Shqipërinë e mesme, me ajrin e pastër e freskues, me ujin e kulluar të burimit të Gurres dhe disa liqene me pamje piktoreske.

Book your vacations

Adresa

Zall-Herr, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose