Fshati Zall-Bastar ndodhet në pjesën veri-lindore, rreth 18 km nga kryeqyteti i Tiranës. Sipërfaqja e përgjithshme është mbi 132 km² dhe popullsia arrin në 5359 banorë. Në sipërfaqen e përgjithshme 785 ha janë tokë bujqësore dhe 4500 ha janë pyje e kullota.
Zall-Bastari është vendbanim i vjetër, përmendet që në shek.VI. Është një zonë e thyer malore dhe përbëhet nga 12 fshatra. Në faqet e kodrave deri lart në male, vijëzohen me rrëpira të shumta, ku dallohen fshatrat dhe lagjet e tyre. Gjithashtu si monument kulture ndodhet edhe një banesë karakteristike që daton që në shek. XIX.
Veprimtaria ekonomike e banorëve bazohet në blegtorinë, bujqësinë, pemëtarinë e tregtinë. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës, pemëtarinë dhe rritjen e bagëtive të imëta. Zall-Bastari është një fshat i bukur, me territorin e tij kodrinor-malor të ofron pamje piktoreske, ajrin e pastër dhe mbetet një destinacion tërheqës për tu vizituar gjatë fundjavës i ndodhur shumë pranë kryeqytetit.The village of Zall-Bastar is located in the north-eastern part, about 18 km from the capital of Tirana.