Natyrë

Kalaja e Vaut të Dejës (Danjës)

Vlerësime 0

Kalaja e Vaut të Dejës ndodhet mbi një kodër shkëmbore rreth 120 m mbi nivelin e detit. Kalaja është shpallur Monument Kulture në mars të vitit 1948 dhe i përket periudhës mesjetare si pjesë e një sistemi fortifikimi të luginës së Shkodrës dhe luginës se Drinit.

Ndryshe njihet si kalaja e Danjës e cila përmendët në dokumentat e shek.XII, që ishte një qendër episkopale dhe një nga qendrat më të rëndësishme të kohës. Kalaja kontrollonte komplet fushën pjellore të Zadrimës dhe rrugët kryesore që vinin nga Shkodra, Lezha, të cilat bashkoheshin tek dogana e Danjës, duke vazhduar drejt Kosovës e më larg.

Sipas dokumentave veneciane kjo kala është përfunduar së ndërtuari para vitit 1400. Teknika e ndëtimit është ajo e përdorur nga kalatë e tjera mesjetare si: gurë të përmasave të vogla, të skuadruar, të punuar me kujdes dhe të lidhur me llaç mes tyre duke ruajtur linjat e rregullta.

Nga gërmimet arkeologjike të bëra gjatë viteve ‘80, tregojnë vendndodhjen e sundimtarëve familjes Zaharia. Kjo familje luante një rol të rëndësishëm në ngjarjet që i përkasin periudhës së Skënderbeut. Kalaja e Vaut të Dejës mbetet për tu vizituar jo vetëm për historinë e saj të hershme por edhe për ekzistencën e dy pikave me vlera të veçanta kulturore dhe arkeologjike si Kisha e Shën Markut dhe varrezat.

Book your vacations

Adresa

2J7F+6MR, Shkodër, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose