Natyrë

Kalaja e Varoshit, Ndroq

Vlerësime 0

Kalaja e Varoshit ndodhet në luginën e Erzenit në Ndroq, të Tiranës. Gjurmët e Kalasë tregojnë se ky vendbanim është me lartësi rreth 387 m, me mure rrethuese të ndërtuara gjatë dyndjeve barbare të shek IV-VI.

Si teknik e ndërtimit nga fragmentet e qeramikës së gjetur në sipërfaqe, kalaja i përket periudhës së vonë antike. Muret e saj janë të gjera dhe të ndërtuara me gurë të madhësisë mesatare, që lidhen me llaç e gëlqere të përzier dhe me pluhur të imët tullash.

Gjatë shek.XIII-XIV mendohet se kalaja u rindërtua rishtas, pas një rrënimi i cili mendohet të ketë ndodhur në atë kohë. Ajo vazhdoi të shërbente si seli e feudalëve shqiptarë, kundër rivalëve vendas dhe pushtuesve të huaj. Pas vdekjes së Skënderbeut pushtuesit osmanë i dhanë rëndësi kalasë së Ndroqit, pasi nëpërmjet saj vëzhgonin Durrësin që ndodhej nën sundimin e Venedikut.

Book your vacations

Adresa

Kalaja e Varoshit në Ndroq, SH56, Gerbllesh

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose