Natyrë

Ura në Subash mbi Lumin Drino, Gjirokastër

Vlerësime 0

Ura e Subashit ndodhet rreth 200 m larg nga rruga Gjirokastra. Ura është një monument i trashëgimisë kulturore në Subash, i llojit "Arkitekturë", i miratuar në maj të vitit 1991. Tipologjia e saj është urë, e ndërtuar në vititn 1830.

Përmendet që në vitin 1830 nga Hujks, i cili thotë se: në 11 milje nga Gjirokastra e nga Tepelena, fusha e Drinos ngushtohet në një grykë, ku pranë një hani të mirë gjendet mbi lumin Drino një urë e lartë madhështore me një hark të vetëm.

Ura është ngritur mbi lumin Drino dhe ajo sot është mjaft e dëmtuar. Ruhen vetëm pjesët e ndërtuara mbi tokë në hyrje dhe dalje të urës, ndërsa pjesa qendrore mbi ujë është e rrëzuar. Sot nëpër urë kalohet mbi një konstruksion metalik tip bel.

Ura është e formuar me 5 harqe nga të dyja anët e saj, rrethorë dhe në formë lundre, të hapur njëri mbi tjetrin. Mendohet se ndoshta këtu ka ekzistuar ndonjë urë më e hershme antike sepse ruhen gjurmë gurësh masive smërci në një nga anët e saj. Ura e Subashit mbetet një ndër atraksionet që mund të shihni, për vetë vlerat e mëdha historike e arkitekturore, gjatë vizitës në këtë zonë.

Book your vacations

Adresa

635R+M8V, Hundëkuq, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose