Ura e Mesit ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir. Ura është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë. Ajo shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën dhe është e ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati, në vitin 1768. Nga teknika e ndërtimit Ura e Mesit ka patur dy faza ndërtimi.
•Në fazën e parë u ndërtua harku qëndror dhe 3 të tjera pranë saj, dy në të majtë e një në të djathtë.
•Ndërsa në fazën e dytë ë ndërtimit, Kiri mbuloi urën dhe si pasojë u ndërtuan harqet e vogla si ndihmesë në secilin skaj.
Ura i është nënshtruar rinkonstruksionit në Maj të vitit 2010, duke e përshtatur për kalimin e këmbësorëve. Ajo është me gjatësi 108 m, me gjërësi 3.40 m. Për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri.
Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë. Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Rruga Kongresi i Manastirit, Varri i Bamit, Njësia Bashkiake Nr. 3Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar