Ura e Kollorcës ndodhet 4 km në jug të Gjirokastrës. Është ura më madhështore e Dropullit, me gjatësi 103 m dhe kalon mbi lumin Drino me pesë harqe. Ura është një monument i trashëgimisë kulturore, i llojit "Arkitekturë", i miratuar në qershor të vitit 1973. Tipologjia e saj urë, me harqe guri.
Ura është 3.70 m e gjerë dhe afërsisht 7 m mbi nivelin e ujit. Harqet qëndrojnë mbi katër pila të ngjashme dhe mbi secilën prej tyre ndodhet një portë plotësuese. Portat janë me një hark të lakuar, të cilat mundësojnë kalimin e lirë të ujërave gjatë vërshimit në pranverë. Harqet janë formuara në rrethore dhe me majë, të një gjerësie nga 9-11 m. Pothuajse e gjithë ura është e ndërtuar me blloqe të vegjël gurësh gëlqerorë me ngjyrë gri.
Konstruksioni i gërshetuar me stilin e arkitekturës orientale osmane, harqet e mrekullueshme dekorativë dhe shtrimi i plotë me kalldrëm i japin vlera të mëdha historike e arkitekturore. Ura mbetet funksionale për kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
356F+C9J Lumi Drino, Lazarat, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar