Natyrë

Tuma e Kamenicës

Vlerësime 0

Tuma e Kamenicës është një vendbanim prehistorik. Tuma është një monument i trashëgimisë kulturore në Korçë, i llojit "Arkeologji", i miratuar në shtator 2008. Ajo është një nga tumat më të mëdha në në raport me 200 tumat e tjera të gërmuara në Shqipëri dhe në zonat e tjera fqinje të Ballkanit, e më gjerë. Varri qendror me të cilën zë fill ndërtimi i kësaj tume, i përket një burri të vdekur rreth të dyzetave. Ky varr i përket periudhës të bronzit të vonë, rreth shek.XIII p.e.s. Funksionimi i saj ka zgjatur deri në mesin e shek.VI p.e.s, një histori gati 700 vjeçare. Ndryshe nga tumat e tjera të këtij lloji të gërmuara në Shqipëri, të cilat kanë pasur varre qendrore - varri qendror i tumës së Kamenicës është i kufizuar me dy rrathë bashkë qendrorë, me diametër 13 m. Në zonën brenda kësaj unaze janë vendosur gjatë periudhës së bronzit të vonë 1200 - 1050 p.e.s, edhe 40 varre të tjerë. Në periudhën e dytë të përdorimit të tumës, gjatë periudhës së Hekurit të hershëm 1050- 750 p.e.s, ajo u lartësua nëpërmjet 200 varrimeve të tjera të mbuluar me dhe, deri sa ajo mori formë gjysmësferike, me diametër 50 m, e lartësi rreth 3 m. Në periudhën e tretë të përdorimit të tumës, gjatë gjysmës së dytë të shek.VII p.e.s, janë ndërtuar disa struktura monumentale rrethore ose gjysëm rrethore, brenda të cilave janë varrosur individë me lidhje gjinore.
Në përfundim të gërmimit janë zbuluar 400 varre, mbetje skeletorë të 430 individëve dhe më shumë se 3500 objekte arkeologjike si: qeramikë, armë dhe stoli të ndryshme prej
bronzi, hekuri, argjendi, ari, qelibari dhe kocke. Të gjitha strukturat e varreve monumentale të kësaj tume u zbuluan, janë ruajtur me synimin për t’i kthyer ato, në një monument të vizitueshëm në natyrë.

Book your vacations

Adresa

GPVG+MF8, SH75, Kamenicë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose