Natyrë

Ura e Tamarës

Vlerësime 0

Ura e Tamarës ndodhet në fshatin me të njëjtin emër, në Tamarë të Kelmendit. Ura është ndërtuar mbi Lumin Cem të Vuklit, në një distancë rreth 75 m më përpara se të bashkohet me degën tjetër të lumit Cem, Cemin e Selcës. Ajo mendohet të ketë marë emrin nga bashkëshortja e Vezirit të Shkodrës, e cila nuk mund të kalonte mbi urën e vjetër dhe kërkoi rindërtimin e saj. Këto gojëdhëna janë rreth vitit 1775, kur Bushatllinjtë drejtonin Pashallëkun e Shkodrës, ku bënte pjesë edhe Komuna e Kelmendit. Gjithashtu gojëdhënat janë edhe për emrin e vetë vendit, që ndër shekuj kishte shërbyer me Hanet e tij si qendër pushimi, për rrugëtarët që donin të kalonin nga Shkodra e më gjerë, për në trojet e tjera të Shqipërisë Etnike si në Guci, Plavë e më tej. Kjo urë është e bukur edhe sot dhe mjaft komode e cila përbëhet nga dy qemerë. Qemeri i madh është me 13 m hapësire dritë, ndërsa qemeri i vogël ndodhet në krahun e djathtë. Mbi Urë janë hedhur shtresa betoni, që kanë lehtësuar kalimin e mjeteve të ndryshme. Ura e Tamarës si te gjitha veprat ndërtimore shumëshekullore u është nënshtruar rikonstruksioneve të nevojshme ndër vite, duke i ndryshuar disi pamjen për mirë Urës por ajo mbetet me vlera në zhvillimin e qytetërimit dhe rrezaton në historinë shumëshekullore të Kelmendit e më gjerë.

Book your vacations

Adresa

FH36+WH2, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose