Natyrë

Ura e Tabakëve

Vlerësime 0

Ura e Tabakëve është një urë guri këmbësorësh, e periudhës otomane të shek.XVIII. Ura është ngritur me kontributin e Esnafit të Tabakëve, për të kaluar mbi Lanë, i cili kishte një pozitë të veçantë në jetën ekonomike dhe shoqërore të Tiranës. Ajo ishte pjesë e rrugës së Shëngjergjit, e cila lidhte Tiranën me malësinë lindore të saj.

Ura dëshmon për traditat e lashta të vendit tonë në fushën e ndërtimeve dhe për punën e madhe të mjeshtrave të Tiranës. Gjithashtu ajo lidhte dy brigjet e lumit Lana, ku ishin vendosur dyqanet e kasapëve dhe zejet e përpunimit të lëkurës, deri në vitet ’30. Pikërisht prej aktivitetit të rregjies së lëkurëve, lagja u quajt Tabakanë dhe rruga u quajt “Rruga e Tabakëve”, pra e lëkurërregjësve. Për këtë arsye ajo njihet edhe sot, si Ura e Tabakëve.

Ura dallon për arkitekturën e saj harmonike, si dhe për shpërndarjen proporcionale të elementeve të saj. Ajo është me lartësi rreth 7.5 m dhe me gjerësi 2.5 m. Përbëhet nga një hark kryesor, mbi të cilin ngrihet ura në formë kurrizi, e ndërtuar me kalldrëm dhe me gurë lumi të vendosur pa ndonjë rregull. Ura e Tabakëve  i është nënshtruar restaurimit në vitet 90 dhe mbetet një atraksion historik i qytetit të Tiranës.

Book your vacations

Adresa

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose