Shtegu i Jul Çezarit është një atraksion i ri turistik që lidh Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe Monumentin e Çezarit. Shtegu është një rrugë e vjetër që lidhte qytetin e Himarës, me qytetin e Vlorës dhe u përdor nga ushtria romake në shek.I para Krishtit.
Ky shteg vjen nga një histori mijëra vjeçare. Çezari ka arritur që të kalojë nëpërmjet këtij shtegu, duke ngritur kampin e tij, për të bërë betejat e tij të famshme me Pompein në Orikun e Vjetër. Pamja në Qafën e Çezarit është mahnitëse, aty verehet larmishmëria si me kullotat në pjesën e Rezervatit të Menaxhuar Karaburun, pjesën e Lagunës së Orikumit, Parku Kombëtar Karaburun-Sazan dhe Ishullin e Sazanit. Shtegu vizitohet çdo ditë nga turistë vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë natyrën, shuajnë kurozitetitn dhe njohin historinë e këtij shtegu plot magji e aventura.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
SH8, Orikum, HimarëJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar