Natyrë

Shpella e Ujkut, Devoll

Vlerësime 0

Shpella e Trenit ndodhet në pjesën perëndimore të liqenit të Prespës së Vogël, në Devoll. Shpella është një monument i trashëgimisë kulturore në Tren, të Devollit. Ky monument është i llojit "Arkeologji", i miratuar në janar të vitit 1963. Ajo ka qenë vendbanim prehistorik i njeriut të lashtë, nga neoliti i hershëm deri në epokën e hekurit, nga viti 6000 p.e.s.

Arkeologët shprehen se: shpella e Trenit dhe zona përreth është bërë objekt gërmimesh dhe ekspeditash arkeologjike që në vitin 1966, duke zbuluar objekte me vlera në të.Brenda shpellës gjatë verës takohen: koloni prej 2000-2500 lakuriqë nate, specie insektesh dhe jorruazorë të tjerë, karakteristike e shpellave të errëta.

Shpella e Trenit mbetet një vlerë e trashëgimisë historike në rajonin juglindor, për vlerat e saj historike dhe natyrore. Ajo vizitohet nga mjaft turistë dhe kuriozë të natyrës dhe historisë.

 

 

Book your vacations

Adresa

Tren, Qendër Bilisht, Bashkia Devoll

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose