Fshati Shëngjergj ndodhet në lindje të Tiranës, rreth 40 km. Ai shtrihet kryesisht në pellgun e rrjedhjes së sipërme të Lumit Erzen, e kufizohet në lindje me Martaneshin, në perëndim me malin e Dajtit dhe Priskës së Madhe, në veri me Bendën dhe në jug me skajin verior të Çermenikës.
Shëngjergji më parë ka mbajtur emrin Krahina e Tomadhesë. Emër ky i trajtuar nga gjuhëtarë e studiues shqiptarë dhe të huaj, të cilin gjuhëtari i shquar Eqerem Çabej, e përmend si fjalë "zë e kahershme" shqipe. Ndërsa prof. Dh.Shuteriqi e përmend si vendbanim, që do të thotë: Dheu i Tomës. Fshati ka një bukuri mahnitëse të tre shenjtëve: Shëngjergj, Shënmri e Shëngjin, tre fshatrat e kësaj krahine. Në historinë e kësaj krahine ka luajtur rol të madh pozita e saj gjeografike, ku rrugëkalimet e rëndësishme, si hyrje-dalje, janë shfrytëzuar edhe nga pushtuesit gjatë shekujve.
•Skënderbeu e ka pasur zonë të mbrojtjes dhe të veprimeve të tij luftarake, sidomos gjatë vitit 1443, në mbështetje të Vladan Arianitit, vëllain e Donikës me të cilën ishte martuar.
•Në vitin 1572 kjo zonë ishte qendra e kryengritjes kundër Krujës, që mbahej nga otomanët.
•Pas viteve 1600, është quajtur “Shëngjergj” dhe ky emër u bë zyrtar pas vitit 1900.
Shëngjergji ka reliev malor që lartësohet nga 300-1800 m dhe me pjesën më të ulët, luginën e Erzenit të Sipërm. Bimësia është e pasur me: makje, pyje ahu, pak pishë, bredh etj. Ka kullota të pasura verore në pjesën lindore dhe gjithashtu në Qafëmollë-Derje ka një rezervat për derrin e egër.
Drejtimi kryesor i ekonomisë janë: drithërat e bukës, patatja, fasulja dhe bagëtia e imët. Veshjet popullore janë nga më të vjetrat në Shqipërinë e Mesme. Karakteristikë e krahinës së Shëngjergjit është thurja e qilimave, sidomos e punimit në vegje dhe punime artizanale të tjera. Çdokush që viziton Shëngjergjin nuk mbetet pa provuar kuzhinën e larmishme, specialitetet autentike siç janë: djathi i dhisë dhe gjizën me vaj ulliri, çajin e malit me mjaltë, fërgesa me bukë me misri, pilafi me grurë të thërrmuar dhe kryeson me mishin e pjekur të kecit.
Fshati Shëngjergj mbetet të vizitohet për bukurinë e natyrës që e rrethon, për vlerat historike e kulturore si Ujëvara e Shëngjinit, Shpella e Valit, Mali me Gropa, Varri i Vjetër, Vendin e Shenjtë, Rrënojat e Kështjellës së Shëngjinit dhe Kalanë e Shën Gjergjit.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Shëngjergj, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar