Natyrë

Fshati Prezë

Vlerësime 0

Fshati Prezë ndodhet në veri-perëndim të Tiranës. Preza njihet si një nga fshatrat më të hershëm të kryeqytetit, nijihet si qyteti Feniks për shkak të rrënimit dhe rindërtimit përgjatë shekujve. Sipërfaqja e përgjithshme është 26.27 km2, me popullsi e cila arrin në 7.570 banorë. Në kohën e mbretërisë rreth vitit 1938 Preza është trajtuar si një vend historik dhe turistik. Preza zë një vend të rëndësishëm në trashëgiminë historike, rajonale e kombëtare me Kalanë historike, me muret, bedenat, frëngjitë, kullë e sahatit dhe pusin mijëra vjeçar. Arkiva dhe burime historike dëshmojnë për kalanë antike të Prezës dhe monumente të tjera historike e kulturore të rëndësisë së veçantë duke filluar me Marlin Barletit me veprën e tij, “Historia e Skënderbeut” etj.
Gjithashtu studiuesi Th.Ippen e konsideron qytezë të vjetër Prezën, duke u shprehur se: nëpër Prezë kalonte rruga bregdetare romake që vinte nga Lissusi, Lezha dhe vazhdonte drejt Durrësit. Zhvillimi kryesor ekonomik ka qenë bujqësia e blektoria. Preza me bukurinë e saj ka tërhequr vëmëndjen e gjithkujt që e ka vizituar. Peizazhi mbizotërues është ai agro-bujqësor me ndërthurje të arave, plantacioneve frutore dhe ullishtave. Preza mbetet për tu vizituar jo vetëm për trashëgiminë historiko-kulturore por edhe për bujarinë Prezjane, shijen e kuzhinës tradicionale, shijen e verës me prodhim
vendas, shijen e vajit të ullirit që eksportohet drejt Venedikut dhe Shën Markut, që nga shek.XVIII.

Book your vacations

Adresa

Peze Helmes, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose