Pisha Flamur ndodhet në Parkun Kombëtar të Llogarasë, pak më në veri të qafës me të njejtin emër, 910 m mbi nivelin e detit. Ka formën e flamurit si rezultat i veprimit të erërave të forta të juglindjes.
Pisha i përket llojit Pinus nigra, rreth 100 vjeçare. Druri ka lartësi rreth 20 m dhe diametër të trungut 75 cm. Ky monument ka vlera shkencore, biologjike, estetike dhe turistike. Pisha flamur vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj dhe ështe botuar në guida të ndryshme turistike dhe botime shkencore.
Për të shkuar tek Pisha Flamur, ndiqet rruga nacionale Vlorë-Sarandë (km 31). Në dalje të Parkut të Llogarasë dhe në të djathtë të rrugës kryesore ndodhet Pisha Flamur, lehtësisht e dallueshme.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
6H2Q+8VW, Palasë, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar